Site icon Telegrafi

Milani kërkon kualifikimin ndaj Salzburgut – formacionet zyrtare

Në San Siro zhvillohet ndeshja vendimtare ndërmjet Milanit dhe RB Salzburgut që e përcakton skuadrën e dytë që vazhdon tutje nga Grupi E në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët kanë një pikë më shumë se ekipi austriak dhe do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt edhe me barazim, derisa kundërshtari i tyre duhet doemos të fitojë për të vazhduar tutje.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Matthias Jaissle i kanë caktuar taktikat dhe lojtarët që do të angazhohen nga fillimi.


Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Kjaer, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Rebic, Krunic, Leao; Giroud.

Formacioni startues i Salzburgut: Kohn; Dedic, Pavlovic, Wober, Solet; Gourna-Douath; Seiwald, Sucic, Kjaergaard; Okafor, Adamu.


Chelsea (që është kualifikuar nga pozita e parë) dhe Dinamo Zagrebi (që është eliminuar) janë dy skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/

Exit mobile version