Telegrafi

Milani kërkon huazimin dyvjeçar të Ceballos nga Reali

Milani është duke shpresuar ta bindë Real Madridin për ta huazuar Dani Ceballos për dy vite me një mundësi për ta blerë më pas kartonin e tij.

Rossonerët duket se po tentojnë ta ndjekin shembullin e Zonjës së Vjetër që e kishte bërë vite me parë me Alvaro Moratan, andaj po tentojnë ta transferojnë mesfushorin spanjoll.

Sipas Sportmediaset, kuqezinjtë po negociojnë me Los Blancos për t’i siguruar shërbimet e lojtarit për të paktën dy sezone në formë huazimi, ndërsa Real Madridi gjithashtu ka dhënë garanci për të ardhmen e tij.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Formati i marrëveshjes do të ishte një huazim dyvjeçar me vlerë pesë deri në tetë milionë euro me opsionin për ta blerë në vitin 2021 për 32-35 milionë euro.

Real Madridi do të mbajë këtë shumë të pandryshuar deri pas dy vitesh, në një përsëritje të sistemit që përdorën për transferimin e Moratas në Juventus.

Lexo po ashtu Ceballos pritet të jetë transferimi i parë i Giampaolos te Milani

Ceballos është duke marrë pjesë me Spanjën në Kampionatin Evropian U21, ndërsa do të përballen kundër Gjermanisë U21. Kjo përballje do të luhet sot (30 qershor) në Udine, kështu që ai është tashmë në tokën italiane dhe thjesht mund të shkojë në Milano për detajet e fundit. /Telegrafi/