Milani thuhet se po kërkon të marrë Yannick Carrascon në huazim me opsion për ta blerë përfundimisht, por ai do të duhet të ulë pagën e tij.
Anësori belg u bashkua me Dalian Yifang në Superligën Kineze në shkurt të vitit të kaluar për një shifër të raportuar prej 30 milionë eurosh.
Por, është raportuar se Carrasco dëshiron të kthehet në Evropë pasi nuk është i kënaqur me nivelin e futbollit kinez.
Skuadra e interesuara për yllin belg nuk mungojnë dhe mund të kemi një rikthim të tij në Evropë gjatë afatin dimëror.
Sipas gazetës Gazzetta dello Sport, Carrasco është në krye të listës së kuqezinjve të Milanit për në afatin e janarit.
Leonardo dhe Paolo Maldini shpresojnë të nënshkruajnë me 25-vjeçarin me huazim, por me një opsion blerje përfundimtare.
Kjo pasi Milani nuk mund të bëjë asnjë marrëveshje të drejtpërdrejtë për shkak të Fair Play Financiarit.
Megjithatë, Carrasco fiton një rrogë të madhe prej rreth 11 milionë euro në sezon në Kinë, dhe ai do të duhet të shkurtojë atë nëse dëshiron të kthehet në Evropë. /Telegrafi/