Telegrafi

Milani ka refuzuar tri oferta për Romagnolin

Alessio Romagnoli. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Alessio Romagnoli duket se do të qëndrojë gjatë te Milani.

Mbrojtësi italian ka shkëlqyer me Rossonerët në vitet e fundit dhe kësisoj ka marrë edhe shiritin e kapitenit.

Falë paraqitjeve të mira, Romagnoli është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Juventus, Manchester United dhe Chelsea kishin dërguar oferta në janar në drejtim të Milanit për Romagnolin.

Alessio Romagnoli duke festuar një gol me fanellën e Milanit këtë edicion. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Por Rossonerët i kanë refuzuar këto oferta pasi i kanë kumtuar klubeve të interesuara që lojtari nuk është në shitje.

Corrierre Dello Sport raporton se këto oferta ishin rreth 60 milionë euro për mbrojtësin italian.

Milan u ka bërë të qartë klubeve të interesuara se kapiteni i tyre nuk është në shitje për asnjë çmim.

24-vjeçari dy vite më parë iu bashkua Milanit nga Roma për një shumë prej 25 milionë eurove. /Telegrafi/