Alessio Romagnoli duket se do të qëndrojë gjatë te Milani.
Mbrojtësi italian ka shkëlqyer me Rossonerët në vitet e fundit dhe kësisoj ka marrë edhe shiritin e kapitenit.
Falë paraqitjeve të mira, Romagnoli është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Juventus, Manchester United dhe Chelsea kishin dërguar oferta në janar në drejtim të Milanit për Romagnolin.
Por Rossonerët i kanë refuzuar këto oferta pasi i kanë kumtuar klubeve të interesuara që lojtari nuk është në shitje.
Corrierre Dello Sport raporton se këto oferta ishin rreth 60 milionë euro për mbrojtësin italian.
Milan u ka bërë të qartë klubeve të interesuara se kapiteni i tyre nuk është në shitje për asnjë çmim.
24-vjeçari dy vite më parë iu bashkua Milanit nga Roma për një shumë prej 25 milionë eurove. /Telegrafi/