Telegrafi

Milani ka ndarë mendjen, tre lojtarë do të shiten në verë

during the serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on March 31, 2018 in Turin, Italy.

Mateo Musacchio, Luca Antonelli dhe Nikola Kalinic janë lojtarët që pritet të largohen nga Milani në verë. 

Rossonerët kishin provuar që të bëjnë marrëveshje me UEFA-n për Financial Fair Play, por ishte refuzuar, ndërsa tani janë të detyruar të shesin në verë.

Drejtoi i klubit, Marco Fassone, ka kishte thënë se do të ketë një apo dy largime të lojtarëve kryesorë nga klubi, nëse nuk e arrijmë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Gattuso ka rënë dakord për kontratën e re, sot zyrtarizimi

Aktualisht djelmoshat e Rino Gattusos janë tetë pikë larg vendit të katërt që dërgon në Evropë.

Suso dhe Gianluigi Donnarumma janë dy lojtarët më të vlefshëm të klubit, por sipas calciomercato.com, janë tjerë emra që po konsiderohen për shitje.

Luca Antonelli i pari që do të largohet . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Andrea Bertolacci që është huazuar mund të shitet, ndërsa priten para edhe nga Carlos Bacca që është në huazim te Villarreal.

Mateo Musacchio po ashtu mund të shitet pasi që nga dhjetori ka luajtur vetëm tetë minuta.

Mateo Musacchio . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mund të ofrohet Ivan Strinic nga Sampdoria, ndërsa Luca Antonelli do të largohet.

Manuel Locatelli do të huazohet, ndërsa Nikola Kalinic me gjasë do të shitet.

Nikola Kalinic . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kroati ka dëshpëruar te Milani prej ardhjes nga Fiorentina, ndërsa Kina mund të jetë opsion i ri për të. /Telegrafi/