Site icon Telegrafi

Milani ka konkurrencë të fortë nga tre klubet angleze për Brojën

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë, se ku do të transferohet pasi largimi nga Chelsea është mëse i sigurt.

Pas gjashtë muajve aspak të mirë si i huazuar te Fulham, Broja është rikthyer te Chelsea dhe po pret të mësojnë emrin e skuadrës së re.

Interesimet nuk mungojnë për sulmuesin kuqezi i cili do të vendos për të ardhmen e tij vetëm pasi të përfundojë Evropianin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Lexo po ashtu Ofertë që Milani dhe klubet tjera të interesuara nuk mund ta bëjnë - klubi i njohur anglez thyen bankën për Armando Brojën

Milani prej kohësh është interesuar për sulmuesin shqiptar, megjithatë ata tani kanë konkurrencë të madhe nga tre klube angleze.

‘Sky Sport Uk’ ka raportuar se për Brojën fuqishëm në garë janë edhe Wolverhampton Wanderers, Everton dhe Southampton.

Wolves dhe Everton janë më të avancuara pasi duan ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit, derisa Southampton e dëshiron atë vetëm si huazim si dy vite më parë.

Lexo po ashtu Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Interesim për sulmuesin shqiptar ka edhe nga kampionate të tjera me skuadra si Monaco, Borussia Dortmund, Fenerbahce e Bologna që gjithashtu e kanë në listën e dëshirave.

Broja nuk pritet të mbetet te Chelsea, megjithatë duhet pritur të përfundojë Euro 2024 për ta mësuar të ardhmen e talentit të madh shqiptar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version