Site icon Telegrafi

Milani ka gati transferimin e parë për edicionin 2024/25

Milani prej disa kohësh kërkon alternativa për të përmirësuar skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Rossonerët janë duke ndjekur nga afër Sebastian Szymanski, një futbollist polak që luan për Fenerbahcen, i cili mund të ketë një mundësi të shkëlqyer në karrierën e tij në skuadrën e San Siros.

Shifrat e Szymanskit gjatë gjysmës së parë të sezonit janë të dukshme: ai ka shënuar 12 gola dhe 14 asistime në 39 ndeshje këtë sezon, duke arritur të tërheqë vëmendjen e disa skuadrave evropiane të nivelit të lartë me këto paraqitje të shkëlqyera individuale.

Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm ta lërë të largohet, gjiganti evropian me interesim konkret për Arda Guler

Milani e sheh lojtarin polak si një vlerë të shtuar në skuadër dhe synojnë ta transferojnë atë për edicionin 2024/25.

Madje, nga bordi i klubit italian duan që Szymanski të jetë transferimi i tyre i parë për verën e këtij viti.

Milani e di se nuk do të jetë një garë e lehtë për shërbimet e tij, por që duan të shkojnë me të gjitha forcat për ta siguruar atë para se të përfundojë ky sezon./Telegrafi/

Exit mobile version