Telegrafi

Milani ka besim në transferimin e De Ketelaere

Milani thuhet se është i sigurt për nënshkrimin e Charles De Ketelaere deri javën e ardhshme, pavarësisht një oferte më të mirë nga Leeds United.

Ylli belg është objektivi kryesor i kuqezinjve për të forcuar opsionet e trajnerit Stefano Piolit në sulm.

21-vjeçari tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me kampionët e Serie A, të cilët megjithatë nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Club Brugge.

Lexo po ashtu Milani arrin marrëveshje personale me De Ketelaere, tani pritet ta bëjnë të njëjtën gjë me Club Brugge

Sipas Calciomercato.com, skuadra belge ka refuzuar ofertën e dytë të Milanit për De Ketelaere: 27 milionë euro plus bonuse.

Ata këmbëngulin se propozimi i Leeds Unitedit është më i mirë për ta pasi skuadra e Ligës Premier ka ofruar rreth 37 milionë euro.

 

Milani nuk është dorëzuar dhe së shpejti do të bëjë një ofertë të re, ndoshta afër 35 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Lojtari është i vendosur të refuzojë një lëvizje te Leedsi dhe t’i bashkohet kuqezinjve, por ka nevojë për miratim nga klubi i tij.

Si Calciomercato ashtu edhe Sky Sport Italia pretendojnë se Milani është gjithnjë e më i sigurt për nënshkrimin e De Ketelaere dhe shpreson se objektivi i tyre kryesor i transferimit do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Milano javën e ardhshme. /Telegrafi/