Milani thuhet se është i sigurt për nënshkrimin e Charles De Ketelaere deri javën e ardhshme, pavarësisht një oferte më të mirë nga Leeds United.
Ylli belg është objektivi kryesor i kuqezinjve për të forcuar opsionet e trajnerit Stefano Piolit në sulm.
21-vjeçari tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me kampionët e Serie A, të cilët megjithatë nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Club Brugge.
Sipas Calciomercato.com, skuadra belge ka refuzuar ofertën e dytë të Milanit për De Ketelaere: 27 milionë euro plus bonuse.
Ata këmbëngulin se propozimi i Leeds Unitedit është më i mirë për ta pasi skuadra e Ligës Premier ka ofruar rreth 37 milionë euro.
#Milan , secondo ‘no’ del Bruges per #DeKetelaere : i dettagli della terza offerta https://t.co/03K3W03zgc
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 14, 2022
Milani nuk është dorëzuar dhe së shpejti do të bëjë një ofertë të re, ndoshta afër 35 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Lojtari është i vendosur të refuzojë një lëvizje te Leedsi dhe t’i bashkohet kuqezinjve, por ka nevojë për miratim nga klubi i tij.
Si Calciomercato ashtu edhe Sky Sport Italia pretendojnë se Milani është gjithnjë e më i sigurt për nënshkrimin e De Ketelaere dhe shpreson se objektivi i tyre kryesor i transferimit do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Milano javën e ardhshme. /Telegrafi/