Telegrafi

Milani ka arritur marrëveshje në parim me Origin

Klubi italian, Milani është afër nënshkrimit të sulmuesit të Liverpoolit, Divock Origi, i cili ka arritur një marrëveshje në parim me kuqezinjtë.

Origi është një nga objektivat e Milanit për të forcuar sulmin e tyre në verë dhe 26-vjeçari duket shumë afër arritjes së marrëveshjes me liderët e Serie A.

Kontrata e tij në Anfield skadon në verë, kështu që Milani mund ta nënshkruajë atë si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Origi largohet në verë nga Liverpooli, pritet transferimi te Milani

Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, kuqezinjtë po finalizojnë ofertën e tyre për belgun, por kanë arritur një marrëveshje verbale për pagën e sulmuesit.

Origi do të fitojë rreth katër milionë euro në sezon për katër vjet, por të dy palët ende nuk kanë rënë dakord për bonuset dhe tarifat e agjentëve.

Marrëveshja nuk është finalizuar ende, por Milani është i bindur se do të arrijë një marrëveshje përfundimtare në javët e ardhshme.

 

Pavarësisht interesimit nga klubet e Ligës Premier, Origi është i gatshëm të transferohet në Serie A për të provuar një përvojë të re pasi ka luajtur në Angli, Gjermani dhe Francë.

Ai do të bëhej nënshkrimi i tretë i Paulo Maldinit dhe Milanit nga Liga Premier, pas blerjeve të Fikaoy Tomori dhe Olivier Giroud nga Chelsea. /Telegrafi/