Telegrafi

Milani, Juventusi dhe Roma në garë për Ozan Kabak

Milani, Juventusi dhe Roma, thuhet se të gjithë janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Stuttgartit dhe Turqisë, Ozan Kabak.

Gianluca Di Marzio raporton se Rossonerët janë duke punuar në marrëveshjen për mbrojtësi turk, që ka klauzolë lirimi prej 15 milionë euro te skuadra gjermane.

Gazetari italian raporton se largimi i Kabakut do të ndodhë, pas rënies nga liga të Stuttgartit, derisa Milani pritet të bëjë ofertë në ditët e ardhshme.

Foto: Ozan Kabak/ Stuttgart

Por, Calciomercato.com, raporton se Juventusi dhe Milani janë duke i rivalizuar Rossonerët për shërbimet e 19-vjeçarit.

Bianconerët janë duke e kërkuar një mbrojtës në këtë afat kalimtar veror, derisa kishin tentuar ta transferonin mbrojtësin turk edhe në afatin e janarit.

Ozani në sezonin e kaluar bëri 15 paraqitje për skuadrën gjermane, duke arritur t’i shënoi tri gola, e që në këtë afat mund të kaloj te njëra nga skuadra e Serie A. /Telegrafi/