Site icon Telegrafi

Milani, Interi dhe Roma alarmohen me çmimin e kërkuar për Frattesin

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka vendosur çmimin për Davide Frattesin në 35-40 milionë euro, duke konfirmuar se Roma dhe Inter janë në bisedime, ndërsa Milani ka vendosur një takim.

Italiani është në qendër të afatit kalimtar të Serie A, pasi edhe pse Juventus duket se është tërhequr, ka ende interes të madh nga disa klube.

Pas javësh spekulimesh, Carnevali doli dhe deklaroi çmimin e kërkuar për të shitur Frattesin këtë verë.

Lexo po ashtu Interi e gjen menjëherë zëvendësuesin e Brozovic

“Çmimi është rreth 35-40 milionë euro, kjo është ajo që ne e konsiderojmë si vlera e lojtarit”, deklaroi Carnevali për Sky Sport Italia.

“Ne nuk jemi një klub që vendos një luftë ofertash. Ne kemi qenë gjithmonë të qartë për çmimin që po kërkojmë”.

Do të kishte qenë një betejë më e gjerë, sikur Frattesi të mos kishte njoftuar se nuk dëshiron të largohej nga Serie A në këtë fazë të karrierës së tij, duke larguar kështu Arsenalin dhe Neëcastle United. /Telegrafi/

Exit mobile version