Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos ka përfunduar në listën e dëshirave të verës së Milanit.
Rossonerët janë të interesuar të përforcohen edhe më shumë para nisjes së sezonit të ri, pasi duan të rivalizojnë për titull në Serie A dhe të paraqiten sa më mirë në Ligën e Kampionëve.
Drejtuesit e klubit kanë bërë tashmë disa afrime, por transferimet e reja nuk përfundojnë këtu, pasi tashmë kanë etiketuar edhe emra tjerë.
Sipas mediumit italian Calciomercato, mesfushori i Real Madridit, Ceballos tani është subjekt i interesimit nga Milani.
Los Blancos janë të gatshëm të ndahen me 24-vjeçarin, por vetëm nëse përmbushet çmimi i kërkuar prej 40 milionë eurosh.
Milani mund të mos jetë në gjendje të përballojë një tarifë kaq të lartë për Ceballos, i cili kaloi sezonet 2019-2020 dhe 20-21 në huazim te Arsenali. /Telegrafi/