Telegrafi

Milani interesohet për Otamendin

Nicolas Otamendi . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Milani vazhdon të kërkojë një qendërmbrojtës dhe fokusi i tyre është kthyer nga Nicolas Otamendi i Manchester Cityt.

Kuqezinjtë po riorganizojnë mbrojtjen e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri Marco Giampaolo dhe opsionet e kërkuara te Juventusi, Merih Demiral ose Daniele Rugani, duket se kanë dështuar.

Sipas Calciomercato.it, emri tjetër në listë është 31-vjeçari, Nicolas Otamendi, i cili u bashkua me Manchester City në vitin 2015 për 44.5 milionë euro.

Nicolas Otamendi në aksion. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Ai luajti 33 herë në të gjithë garën sezonin e kaluar, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Otamendi thuhet se nuk është më preferencë e Pep Guardiolas, kështu që mund të shitet në Milan.

Otamendi . (Photo by Juliana Flister/Getty Images)

Pagesa mund të bëhet me këste për disa vite./Telegrafi/