Klubi i madh italian, Milani ka bërë tashmë një lëvizje për mesfushorin e Barcelonës, Carles Alena.
Milani është në negociata për mbrojtësin e talentuar të Barçës, Jean-Clair Tobido, i cili shkëlqeu në Ligën e Kampionëve ndaj Inter.
Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, Tobido nuk është i vetmi lojtar që i pëlqen Milanit, pasi ata kanë kërkuar gjithashtu edhe mesfushorin Alena.
Mesfushori është në dispozicion për huazim dhe i interesuar për një lëvizje në kërkim të futbollit të rregullt në ekipin e parë.
Getafe vlerësohen si favorit për shërbimet e Alena, megjithëse Real Betis gjithashtu kanë shprehur interes për lojtarin.
Në të vërtetë, Alena mund të qëndronte akoma me Barçën nëse Arturo Vidal do të pranonte një ofertë nga Interi muajin tjetër. /Telegrafi/