Site icon Telegrafi

Milani interesohet për Cengiz Under

Ylli turk i Romës, Cengiz Under ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Milanit.

Sulmuesi anësor 22-vjeçar ka luftuar me lëndime këtë sezon dhe ka luajtur më pak se 450 minuta në të gjitha garat deri më tani.

Situata e tij me pak ndeshje ka bërë që Under të lidhet shpeshherë me një largim nga Olimpico, ku nuk kanë munguar klubet e interesuara.

Lexo po ashtu Roma dhe Milani fillojnë bisedimet për shkëmbimin e lojtarëve

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Milani është i interesuar të nënshkruajë me Under nga Roma në këtë afat kalimtar.

Sidoqoftë, lëndimi i madh i ACL i pësuar nga Nicolo Zaniolo do të thotë që Roma mund të jetë e gatshme të provojë përsëri turkun dhe ta bëjë pjesë e formacionit.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe klubet nga Liga Premier dhe Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version