Site icon Telegrafi

Milani identifikon yllin nigerian si alternativë të Zirkzee

Milani ka identifikuar sulmuesin e Bayer Leverkusen dhe të kombëtares së Nigerisë, Victor Boniface si alternativën numër një për Joshua Zirkzee.

Kuqezinjtë me siguri do të nënshkruajnë me një qendërsulmues të ri për sezonin 2024/25, duke pasur parasysh që Olivier Giroud do të bashkohet me Los Angeles FC në fund të kontratës së tij në qershor.

Burime të shumta në Itali pohojnë se ylli i Bolognës, Zirkzee është objektivi kryesor i Milanit për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, çmimi i sulmuesit holandez ka të ngjarë të jetë mbi 50 milionë euro, kështu që sipas Corriere dello Sport, kuqezinjtë po shikojnë gjithashtu objektiva të ndryshëm.

Lexo po ashtu Zirkzee zgjedh skuadrën e preferuar duke refuzuar tre gjigantë tjerë evropianë

Sipas edicionit të sotëm (e martë) të Il Corriere dello Sport, nigeriani Boniface është objektivi dytësor i Milanit nëse ata dështojnë të marrin Zirkzee.

Ylli i Bayer Leverkusen është një objektiv i vjetër i Milanit, duke pasur parasysh se gjigantët e Serie A tashmë u përpoqën ta nënshkruanin atë nga Union St Gilloise, por nuk arritën një marrëveshje me rrethin e sulmuesit dhe gjermanët paguan mbi 20 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit në vitin 2023.

Sipas raportit, vlera e transferimit të Boniface është rreth 40-50 milionë euro.

Boniface po kontribuon në sezonin mbresëlënës të Bayer Leverkusen me 16 gola dhe nëntë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij me liderët e Bundesligës skadon në qershor të vitit 2028. /Telegrafi/

Exit mobile version