Pas raportimit që Franck Kessie mund të largohej në janar, Sport Mediaset shkuan se Milani do të përqendrohet në nënshkrimin e Ivan Rakitic dhe Rodrigo de Paul.
Një fillim i dobët i sezonit ka nxitur spekulimet se Milani do të bëjë ndryshime në skuadrën e tyre këtë dimër.
Siç u zbulua më herët nga Sport Mediaset, pritet që Kessie të shkojë te Wolverhampton.
Thuhet se Milani është gati të pranojë 25 milionë euro.Sidoqoftë, me këto para dhe disa tjera Milani do të shikojë për blerjen e Rakitic dhe De Paul.
Zvonimir Boban është tifoz i madh i mesfushorit të Barcelonës, i cili ka qenë i lidhur edhe me rivalët e qytetit të Interit.
De Paul edhe pse i lidhur me një vazhdim të kontratës me Udinesen, ai mund të largohet. /Telegrafi/