Telegrafi

Milani humbet garën, PSG afër nënshkrimit me Renato Sanches

Milani duket se do të humbasë garën për mesfushorin Renato Sanches, pasi LOSC Lille thuhet se do të pajtohet me kushtet e ofruara nga Paris Saint-Germain.

Portugezi ka qenë në radarin e kuqezinjve për shumë muaj dhe pritej të kalonte në San Siro këtë verë.

Megjithatë, problemet u shfaqën fillimisht me Lille, më pas kur lojtari rriti kërkesat e tij për pagë përtej asaj që Milani ishte gati të paguante.

Lexo po ashtu Te Milani apo PSG? - Presidenti i Lille flet për të ardhmen e Renato Sanchesit

Sipas mediumi le10sport.com, PSG po planifikon një takim me drejtorët e Lille këtë mbrëmje dhe besojnë plotësisht se ata mund të arrijnë një marrëveshje për tarifën e transferimit.

Sanches me sa duket ka zgjedhur PSG-në si destinacionin e tij të ardhshëm, veçanërisht pasi do të sigurojë një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Christophe Galtier dhe drejtorin Luis Campos.

 

Sa i përket Milanit, ata tashmë janë kthyer ka emrat e tjerë, të vetëdijshëm se portugezi 25-vjeçar, i ka dhënë përparësi një klubi tjetër.

Kontrata e Sanches skadon në qershor të 2023 dhe transferimi i tij pritet t’i kushtojë parisienëve rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/