Telegrafi

Milani humb garën, Dani Olmo thuhet se ka arritur marrëveshje me RB Leipzig

RB Leipzig thuhet se ka mbyllur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për 20 milionë euro plus bonuse për Dani Olmo, duke përfunduar zyrtarisht lidhjen e Milanit me lojtarin.

Milani u tërhoq nga një marrëveshje pasi iu desh të paguante një bonus prej 10 milionë eurosh në komisionin e agjentëve dhe nënshkrimin e tarifës për lojtarin, mbi një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro për klubin kroat.

Tani Nicolo Schira ka zbuluar që reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024 me klubin gjerman, RB Leipzig.

Lexo po ashtu Milani dështon të arrijë marrëveshje për Dani Olmo

Olmo te klubi gjerman ka fituar për një marrëveshje me vlerë tre milion euro në vit.

 

Ish i riu i Barcelonës ka bërë përshtypje të mëdha te Dinamo dhe kalon te drejtuesit aktual të ligës në Gjermani për t’iu ndihmuar drejt arritjes së objektivave.

Leipzig ka katër pikë mbi Bayern Munich në Bundesligë dhe ka kaluar në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve – ku ata do të ndeshen me Tottenhamin. /Telegrafi/