Telegrafi

Milani heziton ta afrojë falas Keita shkaku i Origit

Milanit i është ofruar mesfushori i Liverpool, Naby Keita, por Rossonerët thuhet se nuk janë të sigurt për afrimit e tij pasi morën Divock Origin verën e kaluar.

Keita tashmë është në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin nga Anfield skadon në fund të sezonit.

Il Corriere dello Sport shkruan se 28-vjeçari u është ofruar kuqezinjve, por gjigantët e Serie A nuk janë të sigurt për kompletimin e marrëveshjes.

Gazeta pretendon se kuqezinjtë i kanë pezulluar bisedimet, ‘veçanërisht duke pasur parasysh se transferimi i fundit nga Liverpooli, Origi, ka qenë në vështirësi këtë sezon’.

Lexo po ashtu Eksod në ekipin e Liverpoolit, në verë pritet të largohen 14 lojtarë

Origi nënshkroi një kontratë 4 milionë euro në vit deri në vitin 2026 me gjigantët e Serisë A verën e kaluar, duke u transferuar si lojtar i lirë.

Megjithatë, ai ka shënuar vetëm dy gola në 30 paraqitje në të gjitha garat, duke mos e justifikuar pagën e tij.

Keita iu bashkua Liverpoolit nga RB Leipzig në një marrëveshje prej 60 milionë euro në 2018 dhe ka shënuar 11 gola në 129 ndeshje me Reds.

Ai nuk ka pasur minuta këtë sezon, duke bërë vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/