Telegrafi

Milani heq dorë prej Lovrenit, dy klube tjera italiane interesohen për kroatin

Dejan Lovren duket se nuk ka arritur të transferohet te Milani, sepse 20 milionë euro e kompensimit të Rossonerëve, që po i kërkon Liverpooli, duket se janë tejet shumë për italianët.

Për më tepër mbrojtësi 30-vjeçar e ka shpenzuar një pjesë të mirë të sezonit duke kaluar në bankën rezervë, por kuqezinjtë duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo centi të shpenzuar që të mos i shkelin rregullat e lojës financiare.

Por kjo nuk do të thotë që reprezentuesi kroat nuk do të largohet nga Anfield për në drejtim të kampionatit të Italisë.

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Corriere della Sera shkruan se dy skuadrat e kryeqytetit italian janë të interesuar për qendër mbrojtësin – Roma dhe Lazio.

Roma është më tepër po këmbëngul pasi ka dështuar në uljen e çmimit të mbrojtësit të Tottenham Hotspurs, Toby Alderweireld.

Ndryshe, Tuttosport konfirmon se Milani synon të hapë negociatat me Manchester Unitedit në sjelljen e Eric Baillyt. /Telegrafi/