Milani është i hapur të negociojë me Barcelonën për transferimin e mundshëm të Rafinhas.
Sipas Calciomercato.com, Rafinha mund të jetë blerja e fundit e Milanit në këtë verë.
Sipas kësaj ueb faqeje, Rossonerët kanë propozuar një huazim më opsion për ta blerë në verën e ardhshme.
Barca nuk është përgjigjur endë në këtë ofertë, por lojtari është i gatshëm të fillojë negociatat me Milanin.
Vëllai i Rafinhas, Thiago Alacatara, luan te Bayern Munich, i cili po ashtu ishte larguar nga Blaugranat. /Telegrafi/