Telegrafi

Milani gjithnjë e më afër transferimit të Todibos

Jean Clair Todibo. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Jean-Clair Todibo pritet të jetë transferimi i parë i Milanit për afatin kalimtar dimëror.

Mbrojtësi i talentuar francez është objektivi kryesor i Rossonerëve për ta përforcuar repartin defensivë.

Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë raportuar se marrëveshja mes Milanit dhe Barcelonës për lojtarin duket shumë afër.

Rossonerët kanë kaluar në garë Bayer Leverkusenin dhe brenda disa ditëve pritet ta zyrtarizojnë Todibon.

Jean Clair Todibo. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

20-vjeçari i ka thënë po kalimit në San Siro, ndërsa tani janë dy klubet në fazën e fundit të bisedimeve.

Milan po kërkon huazimin e lojtarit për pesë milionë euro me obligim blerje për 15 të tjera.

Në anën tjetër Barcelona po kërkon shitjen përfundimtare të lojtarit për një shumë prej 25 milionë euro. /Telegrafi/