Site icon Telegrafi

Milani gjithmonë e më pranë Tiemoue Bakayokos

PERTH, AUSTRALIA - JULY 23: Tiemoue Bakayoko of Chelsea passes the ball during the international friendly between Chelsea FC and Perth Glory at Optus Stadium on July 23, 2018 in Perth, Australia. (Photo by Albert Perez/Getty Images)

Sky Italia raporton se Milani është në negociata të avancuara për mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Rossonerët po kërkojnë të përforcohen në mesfushë këtë verë, por drejtori i përgjithshëm, Leonardo, e pranon që nuk mund të blihen lojtarë të shtrenjtë.

I fundit që u përfol ishte Sergej Milinkovic-Savic, që çmimi i tij mbetet i paarritshëm.

Bakayoko (Getty)

Tani edhe Sky raporton se bisedimet janë të avancuara për Bakayokon, për huazim me opsionin për të blerë në fund.

23-vjeçari u bashkua me Blutë verën e kaluar për 45 milionë euro nga Monaco, por nuk ka arritur të bëjë përshtypje në sezonin e tij të parë.

Tiemoue Bakayoko drejt Milanit (Getty Images)

Stili i tij nuk ka gjasa që t’i përshtatet stilit të lojës së Maurizio Sarri që tashmë është trajner.

Por në anën tjetër ai duket ideal për trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso. /Telegrafi/

Exit mobile version