Site icon Telegrafi

Milani i gatshëm të shesë Kessien

Milani thuhet se e ka vendosur Franck Kessie në listën e shitjeve, ndërsa Liga Premier është destinacioni i tij më i pëlqyer.

Kessie, i cila u bashkua me Milanin në verën e vitit 2017 nga Atalanta, mendohet se shihet si lojtari që mund t’i sjell të ardhura Rossonerëve.

Drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta shesin mesfushorin nëse arrin një ofertë me çmimin e duhur.

Lexo po ashtu Milani do të shesë në janar, pesë yje rrezikojnë largimin

Sipas gazetarit të SportMediaset, Claudio Raimondi, Milani është i gatshëm të pranojë një ofertë në rajonin e 25 milionë eurove për yllin nga Bregu i Fildishtë.

Franck Kessie (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Raimondi shprehet se Wolverhampton Wanderers, të cilët u interesuan për Kessien verën e kaluar, është ende klubi më i interesuar.

Kessie deri më tani ka luajtur 106 herë për Milanin, duke shënuar edhe 13 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version