Telegrafi

Milani i gatshëm të nënshkruajë me yllin e Barcës

Milan dëshiron që të bëjë një riformatim të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas TuttoMercatoWeb, në orbitën e Rossonerëve është mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal, i cili nuk po arrin kurrsesi të gjejë vend në formacionin e katalunasve.

Vidal ka luajtur në 14 ndeshje për Barcën këtë sezon në të gjitha garat dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ky transferim pritet të jetë në formë të huazimit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e blerjes.

Tashmë palët janë takuar dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi. /Telegrafi/