Site icon Telegrafi

Milani gati të paguajë 35 milionë euro për Dzekon

Dzeko, i fundit që e refuzoi

Milani i ri kinez do të provojë të kthehet i madh me një sulmues të rëndësishëm, rreth të cilit do të ndërtohet skuadra.

Klubi kuqezi, përveç Aubameyang, Morata dhe Keita, po mendon edhe për Edin Dzekon, sulmuesin boshnjak të Romës.

Montella e pëlqen shumë këtë futbollist, i cili mund të shënojë dhe të lidhet mirë me shokët e skuadrës.

Por, për të marrë shërbimet e tij duhet të paguhen jo më pak se 35 milionë euro.

Bacca dhe Lapadula, sulmuesit aktualë të Milanit, nuk kanë bindur dhe do të largohen në fund të sezonit.

Exit mobile version