Telegrafi

Milani gati ta shes Suson këtë verë

Suso (Getty Images)

Klubi i madh italian, Milani thuhet se është i gatshëm të shesin yllin spanjoll, Suso, këtë muaj para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Rossonerët kanë ngurruar të humbasin yllin e tyre spanjoll, sidomos pas paraqitjeve mbresëlënëse në sezonin e fundit.

Megjithatë, sipas Corriere della Sera, një ofertë prej 40 milionë eurosh në tryezë do t’i bënte drejtuesit të lejojnë largimin e tij.

Lexo po ashtu Agjenti i Susos takohet me Romën

Klubi italian, Roma është gati të provojë vendosmërinë e Milanit me një ofertë në drejtim të tyre.

Suso (Getty Images)

Oferta e Giallorossëve për Suson thuhet se është shkëmbim lojtarësh plus para.

Lexo po ashtu Suso: Kisha katër apo pesë oferta, por Milani i refuzoi të gjitha

Roma thuhet se ka bërë përpjekje për të përfshirë Diego Perottin në ofertë për Suson, por e cila është refuzuar.

Rossonorët po kërkojnë një marrëveshje të drejtpërdrejtë për të bërë biznes, pra shitje përfundimtare vetëm me para. /Telegrafi/