Telegrafi

Milani gati ofertën për Cuadradon

Milani është duke përgatitur një ofertë ambicioze për anësorin e Chelseat, Juan Cuadrado.

Futbollisti kolumbian e kaloi sezonin e kaluar te Juventusi, ndërsa tash është kthyer te Blutë, pasi nuk u arrit marrëveshja për transferimin e plotë te Zonja e Vjetër.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Në ndërkohë, sipas Evening Standard, shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, do të shkojë në Londër për të bërë ofertën te klubi anglez.

Oferta e Rossonerëve pritet të jetë pagesë e menjëhershme prej 10 milionë eurosh dhe në sezonin e parë ai do të qëndrojë si i huazuar, ndërsa për ta kompletuar pastaj transferimin, do të paguajnë edhe 18 milionë euro të tjera.

Ky afat kalimtar nuk po shkon si duhet për Milanin, duke qenë se klubi pritet ta ndërrojë pronarin. /Telegrafi/