Site icon Telegrafi

Milani futet në garë për transferimin e Chiesas

E ardhmja e Federico Chiesas vazhdon të mbetet e paqartë, se ku do ta vazhdoj karrierën.

Sulmuesi italian do të largohet nga Juventusi pasi nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta.

Kontrata e tij me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit 2025 dhe Juventus është gati ta lejoj largimin e lojtarit për 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Fali Ramadani në kryeqytetin italian, po flet me dy klube për Chiesan

SportMediaset ka raportuar se tani edhe Milani është vënë në ndjekje të sulmuesit italian.

Agjenti i Chiesas, Fali Ramadani ka pasur biseda tani me Lazion dhe Romën, derisa pritet që një gjë të tillë ta bëjë edhe me drejtuesit kuqezi.

Lexo po ashtu Roma kthehet te pista Chiesa, ofron yllin italian për ta ulur çmimin e tij

Megjithatë problemi kryesor qëndron te paga e lartë që lojtari kërkon prej gjashtë milionë eurove në sezon.

Largimi i tij nga Juventusi është tanimë i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundoj Chiesa gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/ 

Exit mobile version