Site icon Telegrafi

Milani forcon interesimin për Aubameyangun

Klubi italian, Milani është ndër skuadrat evropiane që janë të interesuara më shumë për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Gabonit është një i përjashtuar nga Arsenali, pasi ka rënë në konflikt me menaxherin Mikel Arteta për arsye disiplinore.

Aubameyangut iu hoq shiriti i kapiteni të klubit në fillim të këtij sezoni dhe largimi i tij nga Emirates duket i pashmangshëm.

Lexo po ashtu Aubameyang refuzon ofertat arabe, dëshiron qëndrimin në Evropë

Sipas Sky Sports, Aubameyang ka të ngjarë të largohet nga Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar të janarit dhe do të preferonte të qëndronte në Evropë.

Milani ka probleme me lëndimet si Olivier Giroud ashtu edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Rossonerët thuhet se duan yllin e Arsenalit në San Siro.

Ata po konsiderojnë një lëvizje huazimi për Aubameyang deri në fund të sezonit dhe interesimi i tyre tashmë është forcuar. /Telegrafi/

Exit mobile version