Telegrafi

Milani fillon bisedimet me Benficën për Gedson Fernandes

Gedson Fernandes. (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Gedson Fernandes është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Porutgali.

Mesfushori portugez ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën bardhekuqe të Benficës.

E falë paraqitjeve të mira, ai ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane përfshirë Arsenalin, Bayernin dhe Milanin.

Mediat italiane kanë raportuar se së fundmi Milani ka bërë hapa konkret për transferimin e tij.

Rossonerët kanë filluar bisedimet me Benficën për ta transferuar mesfushorin defensivë.

Gedson Fernandes (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Klauzola e lojtarit është 120 milionë euro, por te Benfica e din se ajo do të jetë problem të paguhet nga ndonjë klub.

Kësisoj dy klubet po bisedojnë për një transferim të mundshëm të Fernandesit në San Siro për një shumë rreth 40 milionë euro.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 46 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/