Site icon Telegrafi

Milani favorit për transferimin e Zazas

Foto: Valencia/Twitter

Milani thuhet se është favoriti për të nënshkruar me sulmuesin e Valencias, Simone Zaza, i cili pritet të largohet këtë verë nga Mestalla.

Sipas mediumit Levante EMV, trajneri i Valencias, Marcelino, dëshiron një ‘profil më dinamik’ se Zaza në skuadrën e tij të ardhshme pasi i udhëhoqi ata në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse italiani nuk do të kishte asnjë problem të qëndronte në Mestalla, faqja e internetit vëren se ai dëshiron të sqarojë shpejt të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Nëntë lojtarët që shkëlqyen para se të dështonin në Ligën Premier, por arritën të rikthejnë shkëlqimin në një tjetër ligë (Video)

26-vjeçari ka shënuar 18 gola në një sezon e gjysmë me skuadrën Los Che, por ka rënë poshtë në hierarkinë e sulmuesve, duke mos qenë më zgjedhje e parë.

Zaza ka rikthyer formën tek Valencia

Sa për klubin e tij të ardhshëm, Levante EMV raporton se destinacioni ideal i Zazas është rikthimi në Itali apo më saktë në Serie A.

Më konkretisht thuhet se favoriti kryesor është skuadra e madhe nga San Siro, Milan, të cilët janë në treg për të përforcuar sulmin.

Lexo po ashtu Dhjetë golat më të mirë në La Liga për vitin 2017 - Nga 'bombat' e Griezmannit e Asensios deri tek solo aksioni i Messit (Foto/Video)

Për më tepër, trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuso do ta kishte identifikuar atë si njërin nga lojtarët për të rindërtuar identitetin e klubit.

Edhe pse nuk përmendet një çmim i kërkuar për Zazan, Valencia mund të kërkojë të kompensojë 16 milionë eurot që i kanë paguar Juventusin verën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version