Federico Chiesa është njëri nga sulmuesit më të kërkuar nga skuadrat italiane.
Juventus, Napoli, Inter, Roma dhe së fundmi Milan janë skuadrat e mëdha italiane që duan shërbimet e sulmuesit të Fiorentinës.
Gjithsesi tani duket se skuadra favorite për të nënshkruar me Chiesan është Milani, me Rossonerët që kanë bërë një ofertë të mirë për klubin vjollcë.
Mediat italiane kanë raportuar se Milan i ka ofruar Fiorentinës shërbimet e Rafael Leaos si dhe mesfushorit brazilian Lucas Paqueta për Chiesan.
Fiorentina e vlerëson yllin e saj 60 milionë euro dhe ka kërkuar nga Milani që përveç dy futbollistëve të ofrojë edhe para për Chiesan.
Tani mbetet në dorë të Milanit të vendos nëse do të ofrojë edhe një pjesë të parave për të nënshkruar me talentin e madh italian.
Përveç ekipeve të mëdha nga Serie A, interesim për reprezentuesin italian ka shprehur edhe gjiganti anglez Manchester United.
25-vjeçari këtë edicion ka realizuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 36 ndeshje zyrtare me Fiorentinën. /Telegrafi/