Telegrafi

Milani favorit për nënshkrimin e Ruganit

Milani është duke u konsideruar favorit për nënshkrimin e Daniele Ruganit pasi të hapet afati kalimtar veror.

Mbrojtësi italian pritet të largohet nga Juventusi pas ka mbetur shumë prapa në përzgjedhjen e fazës defensive.

Calciomercato.it raporton se ai është lartë në listën e dëshirave të Rossonerëve, duke qenë se i përshtatet buxhetit të klubit.

(Foto: Stefano Guidi/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër shpreson të përfitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e 25-vjeçarit, i cili do të përfitonte rreth tre milionë euro në sezon te Milani.

Lexo po ashtu Dyshja e Juventusit, Rugani dhe Matuidi shërohen nga coronavirusi

Megjithatë, për nënshkrimin e tij, kuqezinjtë kanë konkurrencën e klubeve tjera italiane, si Fiorentina dhe Napoli. /Telegrafi/