Sipas medieve italiane, Milani ende mban shpresa për nënshkrimin në verë të mesfushorit anglez, Jack Wilshere.
Rossonerët ishin të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit verën e kaluar, por futbollisti i Arsenalit ishte i prirur për t’u bashkuar me huazim një vjeçar skuadrës tjetër nga Liga Premier, Bournemouth.
Megjithatë, gazeta angleze, The Daily Telegraph raporton se klubi nga San Siro ende shpreson se mund të transferoj objektivin e tyre, me Wilshere, i cili ende nuk ka një kontratë afatgjate, përcjell Telegrafi.
Te Bournemouthi kanë thënë të jetë e pamundur bërja e një marrëveshje të përhershme e huazimit të reprezentuesit anglez, ndërsa verës ai do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me skuadrën nga Emirates.
Sipas këtyre raportimeve, Arsenali nuk kanë plane për të përtërirë kushtet me Wilshere, dhe ai mund të jetë i detyruar për të kërkuar një klub të ri.
Kjo mund të vë Milanin në alarm të kuq, edhe pse ata ndoshta do të duhet të paguajnë një tarifë më të madhe se 20 milionë euro për të siguruar firmën e tij. /Telegrafi/