Milani janë ende të interesuar për Diego Costan, por sipas raportimeve lojtari r do vetëm Atletico Madridin.
Rossonerët janë vënë në kërkim të një sulmuesi dhe spanjolli është momentalisht më i pëlqyeri.
Sipas ueb faqes së Gianluca Di Marzios, palët janë në bisedime me Milanin që ka kontaktuar edhe Chelsean edhe agjentin e lojtarit, Jorge Mendesit.
Blutë do të dëshironin ta shisnin te Milani, por Costa e do kalimin te Atleti që janë të dënuar dhe nuk mund të transferojnë lojtarë deri në janar.
Opsionet mbeten Pierre-Emerick Aubameyang dhe Nikola Kalinic. /Telegrafi/