Telegrafi

Milani e vë përfundimisht në shitje Kessien, lojtari pëlqen Ligën Premier  

Franck Kessie (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani e ka vënë Franck Kessie në shitje dhe po pret oferta në rajonin prej 35-40 milionë euro, ndërsa lojtari thuhet se preferon kalimin në Ligën Premier.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është ende vetëm 22 vjeç, por tashmë ka 27 paraqitje për vendin e tij së bashku me 101 paraqitje në Serie A.

Ai fitoi famë me Atalantan dhe shkoi në Milan në vitin 2017 për një marrëveshje prej 32 milionë eurosh të paguara gjatë dy viteve.

Lexo po ashtu Milani përgatitet ta shesë Kessien

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, Kessie nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Marco Giampaolo, pasi mesfushori fizik do të hapë rrugë për figura më kreative të cilët mund të kenë cilësi më të madha me topin.

Kessie nuk pëlqehet nga trajneri i ri Giampaolo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Rossonerët kërkojnë oferta prej rreth 35-40 milionë euro, por deri tani vetëm dy propozime kineze kanë ardhur dhe ai nuk është i interesuar.

Kessie nuk e ka maskuar faktin se është ëndrra e tij për të luajtur në Ligën Premier dhe në mënyrë specifike deklaroi se është një përkrahës i Manchester Unitedit.

Lexo po ashtu Milani po konsideron futjen e Kessie në ofertën për Torreiran

Nëse Paul Pogba do të largohej nga Old Trafford, atëherë Kessie do të mund të përfaqësonte një zëvendësim të vlefshëm te Djajtë e Kuq, ndërsa edhe Arsenali është përmendur si destinacion i mundshëm.

Ai shënoi shtatë gola dhe tri asistime në 34 paraqitje të Serie A për Milanin këtë sezon. /Telegrafi/