Keisuke Honda nuk është i interesuar për një kalim në Sunderland, edhe pse Milani do të pranojë ofertën prej 10 milionë euro.
Mesfushori i reprezentacionit japonez, Kiesuke Honda ka qenë shpesh jashtë formacionit titullar për shkak të mos-përshtatjes në taktikat e Montellas dhe nuk është konsideruar si një prioritet.
30-vjeçari japonez është në vitin e fundit të kontratës së tij në San Siro dhe Milani nuk duket të ketë qëllim renovimin e kontratës së tij.
Sipas gazetës The Mirror, Sunderland janë të gatshëm të ofrojnë 8.5 milionë funte apo rreth 10 milionë euro për Hondan.
Milani me kënaqësi do të pranonte këtë ofertë, por i njëjti raport tregon se Honda nuk është i etur për këtë transferim. /Telegrafi/