Site icon Telegrafi

Milani e sheh Sabitzerin si zëvendësuesin adekuat të Calhanoglus

Milani ka përjetuar një tradhti të madhe, kur Hakan Calhanoglu është zyrtarizuar te Interi.

Mesfushori turk u largua nga Milani si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës, derisa ka kaluar tek rivali lokal Inter.

Gjithsesi Rossonerët po mundohen ta harrojnë sa më shpejtë këtë largim të turkut dhe janë duke shikuar lojtarë të rinj për ta zëvendësuar Calhanoglun në San Siro.

Emri më i ri në listën e Paulo Maldinit është ai i mesfushorit austriak, Marcel Sabitzer që luan me RB Leipzig.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer viteve të fundit në Bundesliga dhe shihet si zëvendësuesi adekuat i Calhanoglus.

27-vjeçari ka një vlerë prej 45 milionë eurove, por Rossonerët nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti.

Drejtuesit e Milanit synojnë që ta mbyllin marrëveshjen me Leipzig për një shumë prej 25 milionë eurove plus bonuse.

Në garë për austriakun janë edhe skuadra tjera si Roma, Arsenal, Tottenham Hotspur e Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version