Telegrafi

Milani e sheh mbrojtësin Sarr si zëvendësues të Kjaerit

Simon Kjaer është operuar dhe do t’i mungojë për një kohë të gjatë Milanit.

Mbrojtësi danez ka qenë kryesori në repartin e mbrojtjes së Rossonerëve dhe lëndimi i tij i ka shkaktuar probleme të mëdha trajnerit Stefano Pioli.

Milani po mendon ta zëvendësojë Kjaerin në janar dhe disa futbollistë janë në listën e Paolo Maldinit.

Emri i fundit në listën e Rossonerëve është ai i mbrojtësit francez të Chelseat, Malang Sarr.

22-vjeçari po përballet me konkurrencë të madhe dhe nuk po luan shumë te Chelsea këtë edicion.

Malang Sarr

Gjiganti italian ka kontaktuar Chelsean dhe synon huazimin e Sarr për gjashtë muaj me opsion blerjen në fund të sezonit.

Afrimi i Sarr duket më i mundshmi për Rossonerët, duke marrë parasysh se kanë raporte shumë të mira me Chelsean, por edhe dëshira e lojtarit është të largohet për të luajtur më shumë.

Sarr ishte bashkua me Chelsean vitin e kaluar nga Nice, por u huazuar menjëherë te Porto ku u paraqit me mjaftë sukses për një edicion. /Telegrafi/