Milani është në negociata me Lucas Vazquez, i cili do të jetë një lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Real Madridin në qershor, por kërkesat e tij për pagë janë shumë të larta.
Sky Sport Italia shkruan se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes klubit dhe lojtarit.
Edhe pse ai do të donte të bashkohej me Rossonerët, Milani po përpiqet të ulë pagën e kërkuar nga ai.
Anësori kërkon 7 milionë euro në sezon, gjë që është e barabartë e pagën që merr Zlatan Ibrahimovic.
Vazquez është gjithashtu i lidhur me Bayern Munich, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes me Real Madrid.
Ai mbush 30 vjeç në korrik dhe aktualisht është jashtë fushave pas një operacionit në ligamente.
Para dëmtimit, ai kishte luajtur 34 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke kontribuar me dy gola dhe tetë asistime. /Telegrafi/