Milani ka fituar ndaj Udineses me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në Serie A.
Kampioni aktual e ka nisur si kampion sezonin e ri në Serie A, duke triumfuar para tifozëve të tyre në një ndeshje që nuk filloi mirë për ta, por që më vonë e morën veten dhe fituan pa vështirësi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga dy gola.
Megjithatë, të parët në epërsi kaluan Udinese me anë të Rodrigo Becao, i cili pas vetëm dy minutave lojë shënoi për 0-1.
Gëzimi i mysafirëve zgjati pak, pasi Milani u kthye në lojë më anë të Theo Hernandez (11’) që shënoi për 1-1, ndërsa Ante Rebic (15’) kaloi ekipin e tij në epërsi 2-1.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, mysafirët gjeten përsëri golin me anë të Adam Masina, i cili dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 2-2.
Level at the break ⚖️#MilanUdinese #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/0dap2hxXUi
— AC Milan (@acmilan) August 13, 2022
Në pjesën e dytë, Milani hyri furishëm duke treguar se janë kampion dhe shënuan dy gola për të siguruar fitoren.
Goli i parë erdhi pas vetëm një minute lojë me anë të Brahim Diaz, i cili shënoi për 3-2, ndërsa Rebic (68’) shënoi për rezultatin 4-2.
A scintillating start to our campaign! The first three points in the bag 🔥💰#SempreMilan #MilanUdinese @Acqua_Lete pic.twitter.com/G9MW4Oblhl
— AC Milan (@acmilan) August 13, 2022
Deri në fund pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Rossonerët iu gëzuan një fitore të madhe.
Në ndeshjen e ardhshme, Milani luan në udhëtim te Atalanta, ndërsa Udinese e pret Salernitanan. /Telegrafi/
https://twitter.com/GolsDia/status/1558495247285587971
🔥 REBIC SCORES and #ACMilan have TURNED IT AROUND!pic.twitter.com/rDtVJNosqY
— SempreMilan (@SempreMilanCom) August 13, 2022
https://twitter.com/BolaTameng/status/1558510084832907265
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1558515515097849857