Telegrafi

Milani e mbyll marrëveshjen për Sanchesin?

Mediat italiane raportojnë se Milani e ka mbyllur marrëveshjen për mesfushorin  e Bayern Munich, Renato Sanches.

Sipas Gazzetta dello Sport, transferimi i Sanchesit është çështje orësh dhe klubi do t’i kthehet pistës për një sulmues.

Gazeta beson se ylli portugez brenda ditësh do të prezantohet te Milani.

Rossonerët e duan Sanchesin si huazim me të drejtë blerje për vitin e ardhshëm.

Sa i përket sulmuesit është duke u ndjekur nga afër Diego Costa. /Telegrafi/