Mediat italiane raportojnë se Milani e ka mbyllur marrëveshjen për mesfushorin e Bayern Munich, Renato Sanches.
Sipas Gazzetta dello Sport, transferimi i Sanchesit është çështje orësh dhe klubi do t’i kthehet pistës për një sulmues.
Gazeta beson se ylli portugez brenda ditësh do të prezantohet te Milani.
Rossonerët e duan Sanchesin si huazim me të drejtë blerje për vitin e ardhshëm.
Sa i përket sulmuesit është duke u ndjekur nga afër Diego Costa. /Telegrafi/