Milani po planifikon që ta shesë Suson në këtë afat kalimtar të janarit.
Anësori spanjoll po lidhet me një largim nga Rossonerët, pasi Stefano Pioli nuk e sheh si pjesë e planeve të tij.
Suso ka kohë që dëshiron të largohet nga skuadra italiane dhe duket se ky muaj do të jetë vendimtar për të.
Calciomercato raporton se Milani ka pranuar disa oferta për 26-vjeçarin dhe po i konsideron ato.
Spanjolli ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 31 asistime në 152 paraqitjet që ka bërë për ‘Djajtë’.
Në sezonin e kaluar, Suso kaloi epërsi një formë të dobët, pasi shënoi vetëm një gol dhe bëri dy asistime në 16 paraqitje. /Telegrafi/