Telegrafi

Milani e do Fabregasin në janar

Cesc Fabregas (Photo by Paul Kane/Getty Images)

Raportet e mediave në Spanjë sugjerojnë se Milani do të vihet pas mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas, në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.

Rossonerët u lidhën me ish-lojtarin e Barcelonës dhe Arsenalin në afatin e verës, por ai përfundimisht vendosi të qëndrojë në Stamford Bridge.

Megjithatë, ai ka luftuar për të hyrë në ekipin titullar të Maurizio Sarrit dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme në Ligën Premier deri më tani.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, Mundo Deportivo raporton se 31-vjeçari nuk do të rinovojë atë.

Kjo mund ta shohë atë të jetë në dispozicion për një çmim shumë më të ulët në rast transferimi gjatë afatit të janarit.

Klubi i madh italian, Milani është i prirur ta sjellë atë në Itali apo më saktë në San Siro gjatë dimrit.

Me aftësinë e tij për asistime, Fabregas mund të jetë njeriu ideal për të krijuar shanse për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Përveç Milani, në Serie A edhe Napoli është lidhur me një transferim të mundshëm të yllit spanjoll. /Telegrafi/