Telegrafi

Milani e dëshiron Zahan që t’i ndihmojë ta fitojë titullin

(Foto: Instagram/wilfriedzaha)

Milani ka shprehur interesim për shërbimet sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha – bën të ditur The Sun.

Rossonerët janë në krye të tabelës së Serie A, me një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Inter dhe shpresojnë të qëndrojnë aty.

Në përpjekje për ta fituar Scudetton e parë që nga sezoni 2010/2011, Milani do të ketë nevojë për përforcimin e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.

(Foto: Instagram/wilfriedzaha)

Zaha, i cili i ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime deri më tani këtë edicion në Ligën Premier, konsiderohet si përforcim ideal për sulmin në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Lojtarët më të shtrenjtë që nuk marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës – spikasin yjet e Everton, Wolves e Lyon

28-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një largim nga Selhurst Park në afatet e fundit kalimtare, ndërsa edhe Arsenali është interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/wilfriedzaha)